Ministrja e Arsimit, Besa Shahini gjatë interpelancës së thirrur në Kuvend u shpreh se zgjedhjet për universitete do të zhvillohen më 30 korrik. Sipas Shahinit Ministria e Arsimit në këtë rast ka rol ceremonial dhe universitetet janë të lira dhe gati për të organizuar vetë zgjedhjet. Pas kësaj, ministrja e Arsimit, me anë të një postimi në rrjete social,e ka përmendur edhe herë fjalën e saj në interperlancë, ku sqaroi se roli i MASR për zgjedhjet e autoriteteve dhe organeve drejtuese në universitete është minimal. “Shteti ka për detyrë të sigurojë autonominë e universiteteve, rrjedhimisht të respektojë faktin që këto institucione do të zhvillojnë vetë zgjedhje të lira dhe të ndershme”, shton ministrja më tej. Postimi i plotë:

Në interpelancë parlamentare ku sqarova edhe një herë se roli i MASR për zgjedhjet e autoriteteve dhe organeve drejtuese…

Posted by Besa Shahini on Thursday, July 23, 2020

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *