Zëvendëskryeministrja e Kosovës e cila vjen nga NISMA Socialdemokrate, Albulena Balaj-Halimaj, gjatë kësaj të enjte, tha që ka informacione që flamuri i Kosovës nuk ishte në zyrën të cilën e shfrytëzonte ish-Kryeministri Albin Kurti. “Sipas informacioneve që kam atë zyrë e ka shfrytëzuar kabineti i kryeministrit Kurti”, ka thënë ajo, derisa ka shtuar që me vetë iniciativë ka vendosur flamurin e Kosovës.

Por, këto informacione po dalin të jenë të rreme. Në faqen e Kryeministrit të Kosovës, ku njoftohej për një takim të 14 prillit, kur ishte themeluar grupi koordinues për trajtimin e çështjeve ekonomike dhe problemeve të sektorit privat gjatë pandemisë, dëshmohet e kundërta. Aty, në fotorafitë e publikuara, shihet që në atë zyre, në fakt ishte flamuri i Kosovës.

Ditëve të fundit, bëri bujë lajmi që ishte zëvendëskryeministri i Qeverisë Hoti, Goran Rakiq nga Lista Serbe, i cili ka hequr flamurin e Kosovës nga zyra e tij, ku edhe po zhvillon takime me ambasadorë të huaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *