Analisti politik, Nexhmendin Spahiu, thotë se nuk mund të merret njohja e Serbisë pa dhënë diçka. Por, ai thotë se Qeveria duhet të caktojë një çmim deri ku s’mund të dëmtohet rëndë, përndryshe, sipas tij, duhet të mbetet status quo.
“Është interes ynë kombëtar të bëjmë pazar me Beogradin. Sigurisht duhet me dhënë diçka, përndryshe duhet të shkohet e të bëhet presion apo me ia ngreh veshin Vuçiqin. Aleatët tonë nuk mund ta bëjnë atë që e kanë bërë në vitin 1999 sepse sot është Putini dhe jo Jelcini”.

Spahiu në Info Magazine tha se është pro konsensusit së palës kosovare në dialogun me Serbinë.
“Në një pazar kaq të rëndësishëm duhet të ketë konsensus. Varet sa ne e vetëdijësojmë shoqërinë se cili ësht pazari më i mundshëm dhe më i lehtë. Edhe Serbia duhet të ndryshojë Kushtetutën, edhe Serbia ka akademi, e ka kishën që është shumë substanciale. Ne duhet ta vëmë një çmim që deri këtu mund të japim, nëse jo ta mbajmë status quo”.

Megjithatë, Spahiu tha se në rast të mbajtjes së status quo ka rrezik të kthimit prapa.
“Duhet t’i themi Serbisë sa pare po i do me na njoftë? Sa miliardë mund t’i bëjmë që t’ia japim Serbisë?”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *